Në takim me presidentin e FIFA-s, Kurti tallet me opozitën - Gazeta Express
string(57) "ne-takim-me-presidentin-e-fifa-s-kurti-tallet-me-opoziten"

Në takim me presidentin e FIFA-s, Kurti tallet me opozitën

Futboll

Gazeta Express

30/09/2022 14:11

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po qëndron për herë të parë në vendin tonë.

Edhe në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror, ka qenë i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.

Lexo Edhe:

Infantino ia dhuroi një fanellë Kurtit, kurse Kurti ia dhuroi një libër për Skëndërbeun.

Presidenti i FIFA-s ia dhuroi edhe një top Kurtit, me emrin e kryeministrit të Kosovës në të.

Por, kryeministri Kurti gjeti kohë që të tallej me opozitën e vendit në takimin me presidentin e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.

“Meqenëse ma keni shkruar emrin këtu (në top), unë mund t’i them opozitës time se mund të më godas këtu”, i tha Kurti Infantinos.