Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, npër rrugë të thata. Intensiteti i akseve rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuentim i rritur i automjeteve, në VK “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 15 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.
Njëherit rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Sipas LAMM, për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar “Jasen” rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup është mbyllur për çdo lloj të automjeteve.
tag_katrorimaqedoni_2