Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka nisur procedurë disiplinore ndaj klubit të Ferizajt.
Shkak për këtë është bërë publiku vendas, shkruan Gazeta Express.
Sipas raportit, tifozët e Ferizaujt e kanë gjuajtur me gurë asistentin e dytë, me c’rast është ndërprerë ndeshja për disa minuta.
“Ndaj: KF “Ferizaj”. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes. Në min 54 dhe 73 nga publiku vendas gjuhet me gurë asistenti i dytë për çka ndërprehet ndeshja për disa minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Drita”, thuhet në raport.