Në "Sunny Hill" besojnë se Macron, Michel e Von der Leyen mund të shkojnë në festival: Komisioni Europian na ka njoftuar se... - Gazeta Express
string(119) "ne-sunny-hill-besojne-se-macron-michel-e-von-del-leyen-mund-te-shkojne-ne-festival-komisioni-europian-na-ka-njoftuar-se"

Në “Sunny Hill” besojnë se Macron, Michel e Von der Leyen mund të shkojnë në festival: Komisioni Europian na ka njoftuar se…

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 11:33

Alban Kastrati, përfaqësues i festivalit “Sunny Hill” ka shpërndarë videon ku presidentja Vjosa Osmani – përpara samitit BE – Ballkani Perëndimor – gjatë realizimit të fotografisë bashkë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, i ka ftuar ata të marrin pjesë në këtë ngjarje që do të mbahet në Kosovë dhe Shqipëri.

Kastrati beson se presidenti francez, Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von del Leyen si dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel mund t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes Osmani, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai tha se Komisioni Europian i ka njoftuar ata se do ta dërgojnë një grup të gazetarëve në këtë festival.

“Prej mbi 10,000 festivaleve ne Evrope, Komisioni Evropian na ka njoftuar se ka zgjedhe qe nje grup te madh te gazetareve evropian ta sjell ne Sunny Hill Festival ne Prishtine e Tirane.
Ne kete edicion, ka gjasa qe na vijne edhe shefat me te medhenj te BE-se edhe Presidenti i Frances, Macron, me ftese te Vjosa Osmani 😎
Vizat on the way 😍”, ka shkruar ai në Facebook.

“Shpresoj se do t’ju kemi në kohën kur në Kosovë po zhvillohet festivali Sunny Hill i cili po sjell një formacion të mrekullueshëm dhe gjithashtu ju z.President, jeni të ftuar të gjithë”, iu tha Osmani liderëve të BE-së.

Von der Leyen pastaj tha se bashkë me Osmanin janë fanse të së njëjtës këngëtare – Dua Lipës.