Në Stonehenge zbulohet një monument i rrallë neolitik - Gazeta Express
string(53) "ne-stonehenge-zbulohet-nje-monument-i-rralle-neolitik"

Gazeta Express

22/06/2020 22:30

Në Stonehenge zbulohet një monument i rrallë neolitik

Gazeta Express

22/06/2020 22:30

Arkeologët kanë zbuluar një unazë pusesh parahistorike, të gërmuara mijëra vjet më parë pranë Stonehenge. Punimet në terren kanë gjetën dëshmi të një rrethi të gjerë 2 km të strukturave të mëdha me diametër më shumë se 10 metra dhe që shkojnë në 5 metra thellësi.

Ata rrethojnë vendbanimin antik të Mureve të Durringtonit, 3 km nga Stonehenge, i konsideruar si monumenti më misterioz megalitik i botës. Testet sugjerojnë se punimet në tokë janë neolitike dhe janë gërmuar më shumë se 4500 vjet më parë.

Lexo Edhe:

Ekspertët besojnë se 20 ose më shumë prej tyre mund të kenë shërbyer si kufi për një zonë të shenjtë, të lidhur me henge.

Një ekip akademikësh nga universitetet e St Andrews, Birmingham, Warwick, Glasgow dhe Universiteti i Uellsit Trinity Saint David punuan për këtë projekt.

Dr Richard Bates, nga Shkolla e Tokës dhe Shkencave të Mjedisit të St Andrews, tha: “Kontrolli nga larg dhe marrja e kujdesshme e kampioneve po na jep një pasqyrë të së shkuarës që tregon një shoqëri edhe më komplekse sesa mund të imagjinonim.

Praktikat e qarta e të sofistikuara dëshmojnë se njerëzit ishin aq në linjë me ngjarjet natyrore, sa ne mezi arrijmë ta kuptojmë sot në botën modern. Ai tha se studimi i gjetjeve lejoi arkeologët të “shkruajnë tregime të hollësishme të peizazhit të Stonehenge për 4000 vitet e fundit”.