Kombëtarja e Shqipërisë mori një fitore të madhe në kualifikimet e Botërorit 2026, kur e mposhti Letoninë në “Air Albania” gjatë këtij muaji.
Në ndeshjen e luajtur më 9 shtator, kombëtarja shqiptare arriti që të fitojë 1-0 me një gol të pjesës së parë, i shënuar nga Kristjan Asllani nga penalltia.
Pas ndeshjes, selektori i kombëtares pati disa fjalë për lojtarët e tij.
Ai iu foli atyre në “stilin e Guardiolës”, me plot motiv e pasion, e duke i lavdëruar e falënderuar gjatë tërë kohës.
Në theks të veçantë ai i përmendi dyshen kosovare Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha, por edhe Marash Kumbullën.
Shqipëria muajin e ardhshëm luan ndeshjen më të rëndësishme të grupit, ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovc.
Deri më tani, Shqipëria ka tetë pikë nga pesë ndeshje kualifikuese./GazetaExpress/