Në Spitalin e Pejës kryhet operimi i rrallë te një paciente e re - Gazeta Express
string(64) "ne-spitalin-e-pejes-kryhet-operimi-i-rralle-te-nje-paciente-e-re"

Në Spitalin e Pejës kryhet operimi i rrallë te një paciente e re

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 12:50

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se sot është kryer një operim i rrallë tek një paciente e re me karcinom ovariale metastatike.

“Bashkëpunimi i kamotshëm profesional në mes të Kirurgëve të Institucionit tonë e në veçanti i Dr.Fazli Shala me Kirurgun nga Italia Dr. Alfonso Recoradare po bënë të mundur që në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë të kryhen operacione delikate që kryhen vetëm në Institucione më të njohura botërore. Edhe kësaj radhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është kryer me sukses një intervenim kirurgjik shumë kompleks tek një paciente e re me karcinom ovariale metastatike.”

Lexo Edhe:

Intervenimi është kryer nga ekipi i përbërë nga Dr. Alfonso Recoradare, Dr. Fazli Shala dhe Dr. Ramadan Daci.