Në Shtime shkaktohen dëme të mëdha pas shiut me erëra dhe breshër - Gazeta Express
string(65) "ne-shtime-shkaktohen-deme-te-medha-pas-shiut-me-erera-dhe-bresher"

Gazeta Express

09/08/2020 18:59

Në Shtime shkaktohen dëme të mëdha pas shiut me erëra dhe breshër

Gazeta Express

09/08/2020 18:59

Stuhia e djeshme ka shkaktuar dëme të mëdha në Shtime

Reshjet e fundit të shiut me erëra dhe breshër në komunën e Shtimes kanë shkaktuar dëme materiale në shtëpi si dhe në kultura bujqësore.

Lexo Edhe:

Drejtori i Shërbimeve Publike, Hamëz Tërshani së bashku me zyrtarë komunalë dhe Njësitin Profesional për Zjarrfikje dhe Shpëtim, sot kanë vizituar vendet e prekura për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Tërshani ka thënë se nga reshjet e fundit janë raportuar dëme materiale në shtëpi, në fshatrat Reçak, Petrovë, Belinc, Carralevë, Godanc etj.

Po ashtu, ai bëri të ditur se dëme të mëdha ka pasur edhe te fermerët në të gjitha fshatrat e kësaj komune.

Zyrtarët në terren sot kanë evidentuar në Petrovë se është dëmtuar shtëpia e veteranit të UÇK-së Lumni Rashiti, i cili përkohësisht është strehuar te miqtë e tij. Në Reçak, përveç dëmeve në kulme të shtëpive, erërat e fuqishme kanë dëmtuar minaren e xhamisë së fshatit.

Te pishat në Shtime, erërat e forta kanë dëmtuar disa pisha, ndërsa tek ish-objekti i Qendrës Rinore po ashtu janë shkulur disa pemë. Ndërkaq, Palestrës Sportive në Shtime, erërat e forta i kanë dëmtuar llamarinën e kulmit.

Drejtori Tërshana për angazhim dhe përgjigje të shpejtë në terren ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve në Shtime.