string(103) "ne-shqiperi-ka-ardhur-telefoni-zero-karamuco-mund-te-klonoje-celularin-e-personit-tjeter-per-20-sekonda"

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2023 8:46

“Në Shqipëri ka ardhur telefoni zero”, Karamuço: Mund të klonojë celularin e personit tjetër për 20 sekonda

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2023 8:46

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar se në Shqipëri ka mbërritur “telefoni zero”, i cili është i aftë të klonojë telefonin e një testoni tjetër.

Eksperti tha se kjo është teknologjia e fundit izraelite dhe përmes këtij telefoni ti mund të klonosh telefonin e personit që ke ngjitur vetëm duke i lënë sipër 20 sekonda celularin.

I ftuar në “Top Story”, Karamuço tha se vlera e këtij celulari arrin 25 mijë euro.

Karamuço: Na ka ardhur në Shqipëri telefoni zero. Çfarë është telefoni zero? Është një teknologji e fundit izraelite që ky telefoni im mund të lihet mbi telefonin e Anilës vetëm 20 sekonda dhe mbasi e merr këtë telefon çfarë i vjen Anilës në celular më vjen dhe mua. Dhe unë mund t’i shkruaj e atij sikur i shkruan Anila. Merr të dhënat dhe ky klonon telefonin. Ka filluar tani që në organet ligjzbatues nuk i mbajnë telefonat asnjëherë afër, gjithmonë i mbajnë në portofol ose këtu afër asnjëherë nuk mbahen afër. Ky telefoni zero mund të shkojë deri në 25 mijë euro.

/Gazeta Express