Në ShBA, për tri javët e ardhshme parashikohen edhe 20,000 të vdekur nga Covid-19 - Gazeta Express
string(79) "ne-shba-per-tri-javet-e-ardhshme-parashikohen-edhe-20000-te-vdekur-nga-covid-19"

Në ShBA, për tri javët e ardhshme parashikohen edhe 20,000 të vdekur nga Covid-19

Gazeta Express

02/08/2020 11:36

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar më së shumti viktima të koronavirusit në botë. Sipas një modeli parashikues, 20,000 amerikanë mund të vdesin nga sëmundja e re në tri javët e ardhshme.

Këtë parashikim e ka bërë Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara. Sipas kësaj qendre, deri më 22 gusht do të regjistrohen gjithsej mbi 173,000 të vdekur nga koronavirusi. Deri më tani janë regjistruar rreth 154,000 viktima.

Lexo Edhe:

Në mbarë vendin, udhëheqësit lokalë dhe ekspertët e shëndetit publik kanë bërë thirrje për kujdes pasi tubimet sociale, sidomos mes grupeve të rinisë, po e shtojnë përhapjen e virusit, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se numri i viktimave ka gjasë të rritet në Alabama, Kentucky, neë Jersey, Puerto Rico, Tennessee dhe Ëashington.

Disa prej këtyre shteteve më parë kanë raportuar ulje të numrit të rasteve, por tashmë e kanë ngritur alarmin përsëri.

Në raportin më të ri, në Shtetet e Bashkuara u regjistruan mbi 1,100 të vdekur dhe më shumë se 58,000 të infektuar për 24 orë.