Në sezonin e fundit të “La Casa De Papel”, ‘Profesori’ bëhet me rival të ri - Gazeta Express
string(70) "ne-sezonin-e-fundit-te-la-casa-de-papel-profesori-behet-me-rival-te-ri"

Në sezonin e fundit të “La Casa De Papel”, ‘Profesori’ bëhet me rival të ri

Gazeta Express

10/08/2020 17:15

“La Casa De Papel” do të kthehet me sezonin e pestë dhe të fundit në Netflix. Para lansimit të pjesës së pestë, janë publikuar disa të dhëna se çfarë mund të presim nga edicioni i ri duke përfshirë edhe rivalin e ri të ‘Profesorit’.

Abonuesit e Netflixut do të duhet t’i thonë lamtumirë serialit të popullarizuar spanjoll pas sezonit të pestë, ndërsa në episodet e reja, autori i serialit, Alex Pina, ka vendosur për një armik të ri të Profesorit.

Lexo Edhe:

Pas pezullimit të xhirimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit, tashmë kanë rifilluar të përgatiten skenat e shumëpritura nga fansat e këtij seriali.

Pas ngjarjeve dramatike në edicionin e katërt, Netflix vendosi edhe për një sezon të fundit, ngjarja e të cilit do të sillet rreth Profesorit (që luhet nga Alvaro Morte).

Pjesë e serialit do të jenë edhe Miguel Angel Silvestre dhe Patrick Criado, të cilët i janë bashkuar ekipit të aktorëve për episodet finale.

Që nga deklarata e Alex Pinas se si mund të rrjedhë ngjarja, fansat kanë hedhur dyshimet se Miguel Angel Silvestre mund ta portretizojë rivalin e ri të Profesorit.