Në Serbi arrestohet edhe një tifoz, thuhet se iu gjet një fanellë me UÇK - Gazeta Express
string(71) "ne-serbi-arrestohet-edhe-nje-tifoz-thuhet-se-iu-gjet-nje-fanelle-me-uck"

Futboll

Gazeta Express

11/10/2025 19:21

Në Serbi arrestohet edhe një tifoz, thuhet se iu gjet një fanellë me UÇK

Futboll

Gazeta Express

11/10/2025 19:21

Serbia po bën maksimumin që të mos ketë asnjë simbol shqiptar në qarkullim para, gjatë dhe pas ndeshjes mes dy ekipeve që luhet sot në Leskovac.

Dhe si rrjedhojë e kësaj, në pranga ka përfunduar edhe një shtetas italian.

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka bërë të ditur se ka ndaluar një shtetas italian, me inicialet E.E., 35-vjeçar, pasi i është gjetur një fanellë me simbolet e UÇK-së. Ai është ndaluar me akuzën e “nxitjes së urrejtjes nacionaliste dhe raciste”.

Policia bëri të ditur se makina e tij Peugeot është ndaluar në pikën e kalimit në Merdare. Në kontrollin që i është bërë një çante ne bagazh, është gjetur një fanellë e gjelbër me simbolet e UÇK-së.

Arsye pse është cilësuar e mjaftueshme që shtetasi italian të përfundojë në qeli me masën e ndalimit për të paktën 48 orë para se të shfaqet para gjykatës.