Edicioni qendror i lajmeve në RTK, dje nisi se në televizion publik nuk ka censure.
Madje, vetë dolën me komunikatë, vetë e konstatuan, vetë e mbyllën këtë temë.
Por nuk kaluan as pesë minuta, dhe e demantuan veten.
Në edicionin qendror të njëjtë, RTK-ja nuk e raportoi asnjë lajm, qoftë edhe për pak sekonda, për dorëheqjen e Liburn Aliut nga pozita e ministrit.
Se a ka censurë apo jo, mbase përgjigjen e kanë marrë publiku në edicionin e njëjtë ku u tha se nuk ka censurë!