Në rolin e vëzhgueses së zgjedhjeve, Yuri Kim mesazh nga Vlora: Askush s’duhet të shesë dhe të blejë votën - Gazeta Express
string(103) "ne-rolin-e-vezhgueses-se-zgjedhjeve-yuri-kim-mesazh-nga-vlora-askush-sduhet-te-shese-dhe-te-bleje-voten"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 15:24

Në rolin e vëzhgueses së zgjedhjeve, Yuri Kim mesazh nga Vlora: Askush s’duhet të shesë dhe të blejë votën

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 15:24

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur pasditen e sotme në Vlorë ku në rolin e vëzhgueses pa nga afër ecurinë e procesit të votimit në një Qendër Votimi.

Ajo tha për mediat se askush nuk duhet të blejë apo të shesë votën. Ndër të tjera Kim theksoi se është përgjegjësi e autoriteteve që të zbatojnë ligjet.

“Jam një nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë. Deri më tani nduket mirë, por jam një person dhe do të duhet të presim të gjithë vëzhguesit. duhet të dërgojmë raportimet nga raporti i ODHIR. Kam qenë në Nivicë, Selenicë dhe do të vizitojmë vende të tjera. Nuk duhet të ushtrohet presion. Është më rendësi që çdo votues të ushtrojë të drejtën e votës. Asnjë nuk duhet të shesë votën dhe ta blejë. Është përgjegjësi e autoriteteve që t’i zbatojë ligjet në mënyrë të barabartë.”, tha Yuri Kim.

Ajo ka komunikuar me komisionerët dhe më pas është larguar.

/Gazeta Express