Në qarkun e Lezhës 59 pallate, 441 banesa dhe 12 institucione të dëmtuara nga tërmeti - Gazeta Express
string(84) "ne-qarkun-e-lezhes-59-pallate-441-banesa-dhe-12-institucione-te-demtuara-nga-termeti"

Në qarkun e Lezhës 59 pallate, 441 banesa dhe 12 institucione të dëmtuara nga tërmeti

Gazeta Express

03/12/2019 18:01

Nga verifikimet e deritanishme në qarkun e Lezhës rezulton një panoramë jo fort e mirë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Të dhënat e bëra publike nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile, flasin për një bilanc të dëmeve të konsiderueshëm. Konkretisht deri më tani në verifikimet e kryera rezulton të jenë dëmtuar nga tërmeti 59 pallate, 441 banesa si dhe 12 institucione shtetërore.

Lexo Edhe:

Deri tani janë shpallur të pabanueshëm 51 pallate në tre bashkitë e këtij qarku, ndërsa inspektimet ende nuk kanë përfunduar. Qeveria këtë të martë ka folur mbi projektin e saj për të ndërtuar disa lagje të reja, veçanërisht në qytetin e Durrësit, e cila mbetet dhe zona më e prekur nga lëkundjet e tërmetit./Express