Në pritje të vendimit për seancën e presidentit dhe dekretin e Osmanit, Kushtetuesja vetëm sot ka nxjerrë 8 aktgjykime për tema të tjera - Gazeta Express
string(135) "ne-pritje-te-vendimit-per-seancen-e-presidentit-dhe-dekretin-e-osmanit-kushtetuesja-vetem-sot-ka-nxjerre-8-aktgjykime-per-tema-te-tjera"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 15:02

Në pritje të vendimit për seancën e presidentit dhe dekretin e Osmanit, Kushtetuesja vetëm sot ka nxjerrë 8 aktgjykime për tema të tjera

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 15:02

Deri me datën 31 mars, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pritet të dalë me vendim lidhur me kërkesat që tashmë janë deponuar nga Lëvizja Vetëvendosje, një lidhur me seancën për presidentin dhe tjetra për dekretin e presidentes Vjosa Osmani me të cilin ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Gjatë kësaj jave pritet që të dalë vendimi i cili do të përcaktojë fatin e institucioneve të Kosovës, nëse do të ketë vazhdimësi të procedurave për zgjedhje të presidentit, apo nëse do të shkohet në zgjedhje të reja duke lënë në fuqi dekretin e presidentes Vjosa Osmani.

Ndërkohë që pritet vendimi për këto çështje, në faqen e Gjykatës Kushtetuese sot janë publikuar një varg vendimesh që lidhen me kërkesa individuale.

Tek seksioni i vendimeve, Kushtetuesja vetëm sot ka publikuar tetë vendimet që lidhen me kërkesa të ndryshme të individëve, ndërkohë që pritet vendimmarrja./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement