Në Prishtinë regjistrohen 57 raste të reja me koronavirus - Gazeta Express
string(58) "ne-prishtine-regjistrohen-57-raste-te-reja-me-koronavirus2"

Në Prishtinë regjistrohen 57 raste të reja me koronavirus

Gazeta Express

05/07/2020 23:52

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë të dielës ka regjistruar 57 raste të reja me koronavirus në Prishtinë.

“Komuna e Prishtinës 57 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Lexo Edhe:

Me këtë shkon në 763 numri i rasteve me Covid-19 në kryeqytet.

Pa llogaritur të shëruarit e mundshëm të ditës së sotme nga Prishtina, numri i rasteve aktive në qytetin e udhëhequr nga Shpend Ahmeti shkon në 660.

Deri më tani nga kjo komunë janë konfirmuar 273 pacientë të shëruar dhe 5 raste të vdekjeve.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus, sipas të dhënave të fundit, arrin në 3.508 raste. Ndërkaq, 75 pacientë kanë vdekur.