Në prill të 2020'ës funksionalizohet marrëveshja e autostradës energjetike - Gazeta Express
string(73) "ne-prill-te-2020es-funksionalizohet-marreveshja-e-autostrades-energjetike"

Gazeta Express

11/12/2019 23:54

Në prill të 2020’ës funksionalizohet marrëveshja e autostradës energjetike

Gazeta Express

11/12/2019 23:54

Ilir Shala, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, ka bërë të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm do të funksionalizohet marrëveshja e interkoneksionit midis Kosovës dhe Shqipërisë, ndryshe e njohur si autostrada energjetike.

Ai ka shpalosur detajet e kësaj marrëveshje.

Lexo Edhe:

“Projekti i ndërtimit të interkoneksionit apo siç e quajmë autostradës energjetike, konkretisht kontrata për ndërtim është nënshkruar në vitin 2013.  Në territorin e Kosovës është ndërtuar në dhjetor të vitit 2015, ndërsa në territorin e Shqipërisë është ndërtuar në qershor të vitit 2016”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Si aset, si infrastrukturë fizike, ajo ekziston dhe do të lëshohet në prill të vitit 2020 kur ne e fillojmë operimin e pavarur brenda bllokut rregullues Kosovë- Shqipëri”.

“Marrëveshjen e kemi nënshkruar më 26 nëntor me Shqipërinë – në ditën kur ndodhi tërmeti në Shqipëri, për çka edhe nuk është bërë shumë mediatike – të cilën lirisht mund ta quaj historike për shkak se KOSTT-i asnjëherë nuk ka qenë i pavarur në operimin si sistem transmetues i energjisë elektrike dhe asnjëherë nuk ka qenë brenda bllokut rregullues, si zonë rregulluese me OST-në”.

Shala gjithashtu foli edhe për përfitimet për Kosovën dhe Shqipërinë pas funksionalizimit te marrëveshjes së interkoneksionit.

“Kjo marrëveshje ka dy aspekte të trajtimit – atë teknik dhe komercial apo përfitues. Sa i përket aspektit teknik, me vetë faktin që konform obligimeve që i ka KOSTT-i duhet që në kohë reale të bëhet monitorimi dhe kontrollimi i sistemit elektroenergjetik. Ndërsa sa i përket aspektit komercial është se duke u bërë shkëmbimi me rezervat terciare, atëherë përfitimet janë rreth 4 milionë euro për OST-në dhe KOSTT-in në total”.

“Po të kishin qenë të pavarura si dy zona ose dy blloqe, atëherë kostoja do të kishte me qenë diku 9.7 milionë euro. Ky është një përfitim – do të thotë kemi 4 milionë euro përfitim në raport me këtë marrëveshje”.

Kryeshefi i KOSTT-it gjithashtu diskutoi edhe për furnizimin me energji elektrike për pjesën veriore të Kosovës.

“Pjesa veriore e Kosovës konform Marrëveshjes së Brukselit për Energji të vitit 2013,  është e paraparë të furnizohet përmes një furnizuesi të quajtur elekrtoserver.  Ky furnizues do te jetë i licencuar konfrom kornizës rregullative të Kosovës, por paraprakisht duhet ta ketë certifikatën e regjistrimit të biznesit që e ka lëshuar Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Aktualisht po pritet që kjo kompani të aplikojë për licencë konform kornizës ligjore rregullative të Kosovës”.

Ndryshe, Shala tha se janë shpenzuar 23 milionë euro vetëm për mbulimin e konsumit të energjisë elektrike për pjesën veriore të Kosovës.