Sot bëhen pesë vite nga arrestimi i Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale.
Djali i tij, Altini njëherësh deputet në Kuvendit e Kosovës ka thënë se janë bërë 1 mijë e 826 ditë dhimbje e krenari.
Krasniqi ka shkruar për babain e tij që edhe në pleqëri po sakrifikon si atëherë, me dinjitet e forcë.
“1,826 ditë pritje.1,826 ditë dhimbje e krenari. Sot bëhen pesë vite që ne presim drejtësi, ndërsa babi, edhe sot, në pleqëri, po sakrifikon si atëherë, me dinjitet e forcë”, ka shkruar ai.