Të gjithë këto ditë flasin për gripin, simptomat e tij, nga hundët e bllokuara te dobësia fizike, mungesa e oreksit dhe gjithçka tjetër që lidhet me virozat e stinës.
Por, mjekët thonë që disa ushqime dhe pije kanë goxha efekt në metabolizëm, çka më pas çon në përmirësim të gjendjes suaj shëndetësore.
Produkte të pasura me vitaminë C, zink, magnez, acide yndyrore omega-3, fruta dhe perime dhe një listë me disa gjëra që duhet t’i shtoni në regjimin tuaj ushqimor.
Nëse doni të shpëtoni nga virozat ose të paktën ta kaloni me simptoma më të lehta, ja ushqimet dhe pijet që duhet të konsumoni çdo ditë.
#1 Ananasi
Si një nga burimet më të mira natyrale të vitaminës C, ananasi (dhe lëngu i ananasit) mund të jenë një ide e shkëlqyer për të shpëtuar nga sinuset e bllokuara dhe gjendjen gripale. Jo vetëm i freskët, edhe ananasi i ngrirë sjell të njëjtat përfitime për shëndetin.
#2 Hudhra
Mjafton ngrënia e hudhrave, si një agjent i fuqishëm anti-inflamator, antibakterial dhe antiviral, duke ndihmuar në luftimin e shkaqeve kryesore gripale.
#3 Supë pule
Pak gjëra janë kaq të shijshme sa një tas i ngrohtë me supë pule, sidomos gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Ekspertët thonë se avulli i supës mund të lehtësojë simptomat e hundëve të bllokuara me shpejt se uji i nxehtë.
#4 Mjalti
Përtej të qenit një ëmbëlsues natyral dhe i shijshëm, mjalti është ilaç për shumë sëmundje sepse ka veti anti-oksiduese, anti-inflamatore, antivirale dhe antibakteriale.
#5 Prodhime deti
Dihet që deti ka një “pasuri” nënujore që mund të konsumohet në tryezë, por disa janë veçanërisht të dobishme për gjendjen e gripit dhe hundët e bllokuara. Midhjet, gaforret janë një nga burimet më të mira dietike të zinkut, ndërsa sardelet, açuget, salmoni, trofta dhe toni janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të gjitha shumë të vlefshme për të luftuar gripin.
#6 Xhinxheri
Xhinxheri në formë çaji apo i futur në një gotë me ujë të nxehtë ndihmon në qetësimin e dhimbjes së fytit dhe zhbllokimin e hundëve.
#7 Çaji
Avulli i çdo çaji zbut mukozën e hundës, ndërsa në varësi të përbërësve që shtoni apo llojit të çajit që pini, ju mund të reduktoni inflamacionin.
#8 Rrushi
Të gjitha agrumet janë burime fantastike të vitaminës C pasi rrisin imunitetin. Por, rrushi është i pasur me acid salicilik që ndikon direkt në lehtësimin e gjendjes gripale dhe hundëve të bllokuara.
#9 Specat djegës
Së fundi, specat djegës janë ato që përmbyllin listën e ushqimeve dhe pije që duhet të konsumohen sa herë jeni me grip. Kapsaicina është përbërësi aktiv i specave djegës që zhbllokon gjendjen gjatë gripit stinor duke sjellë përmirësim të ndjeshëm.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...