Në pikën kufitare “Tabanoc” për hyrje në RMV pritet rreth gjysmë ore - Gazeta Express
string(66) "ne-piken-kufitare-tabanoc-per-hyrje-ne-rmv-pritet-rreth-gjysme-ore"

Maqedoni

Gazeta Express

06/07/2025 13:40

Në pikën kufitare “Tabanoc” për hyrje në RMV pritet rreth gjysmë ore

Maqedoni

Gazeta Express

06/07/2025 13:40

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Është rritur intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve në “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth gjysmë ore, ndërsa në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti, informoi Lidhja  Auto-moto e Maqedonisë (LAMM), njofton Portalb.mk.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.