Në pesë fshatra të Bulqizës në Shqipëri, vetëm një fëmijë në klasë të parë - Gazeta Express
string(73) "ne-pese-fshatra-te-bulqizes-ne-shqiperi-vetem-nje-femije-ne-klase-te-pare"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 17:52

Në pesë fshatra të Bulqizës në Shqipëri, vetëm një fëmijë në klasë të parë

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 17:52

Numri i fëmijëve që hyjnë në klasë të parë në disa fshatra të Bulqizës po bie në mënyrë drastike, duke u bërë një fenomen shqetësues për arsimin dhe jetën në zonat rurale.

Në 5 fshatra të Bulqizës këtë vit është regjistruar vetëm një fëmijë në klasë të parë.

Bëhet fjalë për fshatrat “Zogje”, “Kovashicë”, “Shtushaj”, “Mazhicë” dhe “Bllacë” të Njësisë Administrative Shupenzë.e, raporton gazetari Enver Doçi.

Të gjithë këta fshatra i dërgojnë fëmijët në shkollën 9-vjeçare “Man Jella” në Zogje. Sipas drejtuesve të kësaj shkolle, për vitin shkollor 2025 – 2026 është regjistruar vetëm një fëmijë në klasë të parë.

Dikur, këto zona kishin rreth 500 nxënës, por tani numri ka rënë në vetëm 32, duke detyruar shkollën të organizojë mësimin në klasa kolektive për shkak të numrit të vogël të nxënësve.

Artan Zeneli, banor i fshatit Kovashicë, e përshkruan largimin masiv nga fshatrat si “fatkeqësinë më të madhe të vendit”. Ai tregon se shkolla dhe jeta në këto fshatra janë shkretuar, ndërsa numri i nxënësve po bie çdo vit e më shumë.