Në përkujtim të regjisores Arzana Kraja - Gazeta Express
string(39) "ne-perkujtim-te-regjisores-arzana-kraja"

Arte

Gazeta Express

11/11/2022 13:27

Në përkujtim të regjisores Arzana Kraja

Arte

Gazeta Express

11/11/2022 13:27

Të dielën, më fillim nga ora 19:30, do të organizohet mbrëmje kushtuar regjisores Arzana Kraja e organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës.

Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përkujtojnë regjisoren Arzana Kraja, në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta.

Për të kujtuar dhe festuar veprën dhe jetën e Arzanës, këtë të diel nga ora 19:30, QKK-ja organizon shfaqjen e filmit të gjatë artistik të regjisores “Fusha e Mëllenjave”, i cili në këtë rast do të hapë Muajin Evropian të Filmit, që mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit me partnerin lokal Kino Armatën.

Kontributi i rëndësishëm i regjisores në kinematografinë kosovare manifestohet me një mori veprash artisitike, si autore e filmave të shkurtër, dokumentarëve, realizimeve të shumta televizive dhe filmit të metrazhit të gjatë “Fusha e Mëllenjave”.

Mbledhja përkujtimore dhe shfaqja e filmit organizohen në kuadër të kalendarit kulturor.

/Express