Në Pediatri mbrëmë shpërtheu gypi i kanalizimit, SHSKUK: Situata është vënë në kontroll - Gazeta Express
string(85) "ne-pediatri-mbreme-shpertheu-gypi-i-kanalizimit-shskuk-situata-eshte-vene-ne-kontroll"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 14:59

Në Pediatri mbrëmë shpërtheu gypi i kanalizimit, SHSKUK: Situata është vënë në kontroll

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 14:59

Mbrëmë në mesnatë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK ka ndodhur një problem teknik. Atje ka shpërthyer një gyp i kanalizimit.

Në njoftimin e SHSKUK’së thuhet se situata është vënë në kontroll dhe se uji nuk ka depërtuar në dhomat ku ka fëmijë.

“Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, mbrëmë, në mesnatë, ka ndodhur një problem teknik, ku është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike. Menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes, situata është vënë nën kontroll.  Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat  ku po trajtohen fëmijët. Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe  pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor.”