Janari i vitit 2019 kishte qenë fatal për jetën e Arian Dacit i cili pas një aksidenti tragjik kishte humbur jetën në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Një lajm i tillë kishte shokuar të gjithë ata që e kishin njohur dhe kishin punuar me Dacin.
E tashmë kur ka kaluar 1 vit nga aksidenti i tmerrshëm që i mori jetën Arian Dacit, shoqëria kanë vendosur një memorial në Brezovicë për ta kujtuar shokun e tyre.
Shokët që e kanë ndërtuar një memorial në kujtim të Arian Dacit janë: Dren Mullademi, Lorik Bejta, Visar Kryeziu, Fidan Hoxha, Fatos Fonda, Fis Nimani, Omer Hoxha, Denis Baruti , Ardian Grazhda e Bonart Ajvazi.
Arian Daci kishte vdekur më 26 janar të vitit 2019, lajm të cilin e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmoj se nga orteku i borës një person ka vdekur, mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.D. Personi tjetër ka shpëtuar”, kishin konfirmuar nga Policia./GazetaExpress/