Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar se në një vilë private në fshatin Jezerc ndodhej një person pa shenja jete, i moshës 63-vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës.
Kanun Veseli zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt konfirmoi se, “viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj”.
“Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj dhe për çdo informacion shtesë do të jeni të njoftuar me raport të radhës”, shtoi ai.