Në një lokal në fshatin Zhelinë arrestohen 30 femra për qëndrim të paligjshëm në Maqedoni - Gazeta Express
string(89) "ne-nje-lokal-ne-fshatin-zheline-arrestohen-30-femra-per-qendrim-te-paligjshem-ne-maqedoni"

Maqedoni

Gazeta Express

11/08/2025 9:10

Në një lokal në fshatin Zhelinë arrestohen 30 femra për qëndrim të paligjshëm në Maqedoni

Maqedoni

Gazeta Express

11/08/2025 9:10

Nëpunës policorë nga Sektori për Punët ë Brendshme në Tetovë, në bashkëpunim me Njësinë Nacionale për goditjen e kontrabandës së migrantëve dhe tregtisë me njerëz – Shkup, mbrëmë në periudhën nga ora 23:30 deri në ora 02:30, kanë realizuar një aksion kontrollues në një objekt hotelierik në fshatin Zhelinë, në pronësi të personit me iniciale  J.F. (48) nga fshati Zhelinë, dhe në një objekt hotelierik në Tetovë, ku si menaxher figuron personi me iniciale I.A. (22) nga Tetova.

“Gjatë kontrollit në objektet janë gjetur 30 femra nga Rusia, Brazili, Serbia, Shqipëria, Argjentina dhe Kolumbia, pasi është konstatuar se kishin keqpërdorur qëndrimin turistik, pra kishin qëndruar në kundërshtim me qëllimin e tij”, informojnë nga MPB-ja.

Ato janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj shtetaseve të huaja, pronarit dhe personit përgjegjës do të parashtrohen parashtresat përkatëse.