Në Nigeri më shumë se gjysma e banorëve nuk posedojnë letërnjoftim - Gazeta Express
string(66) "ne-nigeri-me-shume-se-gjysma-e-banoreve-nuk-posedojne-leternjoftim"

Gazeta Express

10/12/2019 22:37

Në Nigeri më shumë se gjysma e banorëve nuk posedojnë letërnjoftim

Gazeta Express

10/12/2019 22:37

Në Nigeri më shumë se gjysma e banorëve nuk posedojnë letërnjoftim, raporton AA.

Aliyu Abu-Bakr, kryetari i Komisionit Nacional për Dhënien e Dokumenteve Personale (NIMC), deklaroi se prej 200 milionë banorëve të Nigerisë më shumë se 100, veçmas gra, nuk kanë letërnjoftim.

Lexo Edhe:

Ai theksoi se është shumë me rëndësi që të gjithë qytetarët në vend të posedojnë letërnjoftim, duke theksuar se kjo është e drejta e tyre qytetare.

“Po ashtu është me rëndësi të posedojnë letërnjoftim për të shfrytëzuar shërbimet publike, por edhe t’i gëzojnë liritë ekonomike”, tha Abu-Bakr.

Në Nigeri është miratuar ligji sipas të cilit qytetarët janë të obliguar që të mbajnë letërnjoftim, mes tjerash, edhe me qëllim të luftës efikase me bandat e armatosura dhe organizatat terroriste.