Në natën e tetë të “T’ka mami yll”, largohet konkurrentja e dytë - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

24/11/2021 12:35

Në natën e tetë të “T’ka mami yll”, largohet konkurrentja e dytë

Rozë

Gazeta Express

24/11/2021 12:35

Mbrëmja e kësaj të shtune në “Dance Reality Show” – “T’ka mami yll”, ka përfunduar me ankth, lot dhe emocione.

E eliminuara e dytë është Tadea, e cila ka mbetur në nominim me Ergysin e të njëjtës skuadër. Në momentin që u tha emri i saj, Tadea shpërtheu në lot, duke mos i përmbajtur dot emocionet e largimit.

Lexo Edhe:

Emisioni, “T’ka mami yll” është “Dance Reality Show”, më i ri që ka nisur që disa javë në televizionin “ABC” e që transmetohet edhe në “T7”, teksa është i pari i këtij lloji në Shqipëri e Kosovë.

Në këtë emision protagonistë janë fëmijët nga mosha 10 deri në 15 vjeç dhe nënat e tyre, të cilat do të synojnë me çdo kusht që fitues të jetë fëmija i tyre.

Ndërsa, autorja e këtij “reality-show” është Zefina Hasani, e njohur edhe si autore e shumë “reality-show” të njohur si “Big Brother Albania”, “The Voice of Albania” , “Dancing ëith the stars Albania” dhe “Hell’s Kitchen”.

Bukuroshja, Ilda Bejleri është rikthyer tani në ekrantet televizive, në një format krejt ndryshe siç jemi mësuar ta shohim afër sportit, tashmë pranë fëmijëve.

Në juri janë moderatorja, Erjona Rusi, balerina, Riselda Sejdia  dhe koreografi, Albi Nako.

Nako, që është dhe ideatori i këtij projekti kishte treguar se “T’ka mami yll” do të vijë në ekranin e “ABC-së” jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm “reality”, ku do të zbulohen gjithë dinamikat e sfidave.

“Çdo gjë është reale, cfarë do që të ndodhë në këtë akademi do të shpalosen në transmetim, “highlights”-et ditore, gjithë procesi që ndodh në një ditë të caktuar, xhirohet. Për të gjithë këtë produksion kemi si suport dhe mbështetje televizionin “ABC” që na ka dhënë një garanci dhe suport të jashtëzakonshëm. Pa një suport ky lloj formati, që është një “reality” nuk mund të bëhet” ,tha Nako.

“T’ka mami yll” e thonë të gjitha mamatë, çdo ditë në jetën e tyre, por tek ky “Dance Reality Show”, shprehja do të marrë vlerën e një trofeu të vërtetë, të cilin do ta meritojë vetëm njëri apo njëra nga konkurrentët.

Garë kjo e cila ka filluar të transmetohet në “ABC” dhe “T7”.