Në mungesë të palëve, shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për ngacmim - Gazeta Express
string(65) "ne-mungese-te-paleve-shtyhet-seanca-ndaj-te-akuzuarit-per-ngacmim"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 15:00

Në mungesë të palëve, shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për ngacmim

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 15:00

Në mungesë të palëve, është shtyrë seanca e paraparë për të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku A.B., akuzohet për ngacmim.

Kështu konfirmuan nga zyra e gjykatëses Valbona Përlaska, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktakuzës së ngritur më 17 shtator 2019  nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, A.B., akuzohet se më 10 gusht 2019 në Fushë-Kosovë, me dashje përfshihet në sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme dhe komunikon me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit të të dëmtuarës SS, pasi që e njëjta ka vizituar fqinjën e saj, i padehuri i është drejtuar me fjalët “…çka po lyp ti këtu a të kam thënë mos me ardhe këtu, edhe pas orës 22:00 nuk keni çka me lyp në këtë kat ku unë banoj…” si dhe “…unë i kam prangat dhe të qoj në burg, të burgosi…”. Me këto veprime, tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën frikësimit dhe shqetësimit emocional.

Me këtë, i pandehuri A.B., po akuzohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Advertisement
Advertisement
Advertisement