Në mungesë të konstituimit të Kuvendit, VV nëpërmjet Muratit i sulmon PDK, LDK, AAK - Gazeta Express
string(80) "ne-mungese-te-konstituimit-te-kuvendit-vv-nepermjet-muratit-i-sulmon-pdk-ldk-aak"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 13:19

Në mungesë të konstituimit të Kuvendit, VV nëpërmjet Muratit i sulmon PDK, LDK, AAK

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 13:19

Në kushte të bllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka rritur presionin politik ndaj partive opozitare. Përmes një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, VV ka akuzuar publikisht PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se po presin ende për një bashkëpunim me Listën Serbe, duke refuzuar të mbështesin një kandidaturë alternative për postin e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Murati pretendon se deri më tani vetëm Vetëvendosje është deklaruar qartë në favor të zgjedhjes së një nënkryetari të Kuvendit nga komuniteti serb që nuk vjen nga Lista Serbe.

Madje ai thotë se VV-ja u ka bërë ftesë të gjitha partive tjera për t’u bashkuar në këtë iniciativë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive.

“Besoj që qëndrimi për temën e nënkryetarit e tregon më së miri se cilat parti ende presin dhe shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe, e ato janë PDK/LDK/AAK”, ka shkruar Murati.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur mungesa e një marrëveshjeje politike për postet drejtuese të Kuvendit po vonon nisjen e punës së legjislaturës së re.