Në moshën 44-vjeçare lindi vajzën, “Pasuria më e madhe janë fëmijët" - Rrëfimi emocionues i çiftit Sadiku për fëmijët, ëndrra e tyre e madhe - Gazeta Express
string(134) "ne-moshen-44-vjecare-lindi-vajzen-pasuria-me-e-madhe-jane-femijet-rrefimi-emocionues-i-ciftit-sadiku-per-femijet-endrra-e-tyre-e-madhe"

Lajme

Gazeta Express

27/01/2025 21:13

Në moshën 44-vjeçare lindi vajzën, “Pasuria më e madhe janë fëmijët” – Rrëfimi emocionues i çiftit Sadiku për fëmijët, ëndrra e tyre e madhe

Lajme

Gazeta Express

27/01/2025 21:13

Izet dhe Merita Sadiku, të ftuar në emisionin “Canapé” të moderuar nga Syzana Hajradini, ndanë historinë e tyre emocionuese për krijimin e familjes.

Izet Sadiku, infektolog dhe kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, dhe bashkëshortja e tij, Merita Emini Sadiku, endokrinologe, treguan për sfidat që kanë kaluar në rrugëtimin drejt prindërimit.

Ata u fejuan në vitin 2001 dhe pas tetë viteve pritje mirëpritën djalin e tyre, ndërsa pas nëntë viteve të tjera vajzën. Merita ndau se vajza erdhi në jetë kur ajo ishte 44 vjeçe, pas katër procedurave të fertilizimit in-vitro.

“Pasuria më e madhe janë fëmijët,” thanë ata, duke theksuar se asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se vullneti është çelësi për të përballuar çdo sfidë.

Se çfarë ka thënë më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.

Intervistën e plotë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të T7 në YouTube. /GazetaExpress/.

Advertisement
Advertisement
Advertisement