Në mëngjes apo pasdite, kur është koha më e mirë për ushtrime fizike? - Gazeta Express
string(67) "ne-mengjes-apo-pasdite-kur-eshte-koha-me-e-mire-per-ushtrime-fizike"

Në mëngjes apo pasdite, kur është koha më e mirë për ushtrime fizike?

Shneta

Gazeta Express

23/05/2024 9:31

Një element kyç për ata që vendosin të ushtrohen fizikisht është koha kur do t’i bëjnë ushtrimet. Në mëngjes, pasdite apo gjatë mbrëmjes.

Por cila është koha më e përshtatshme për të bërë aktivitet fizik?

Lexo Edhe:

Duke marrë parasysh oraret e zëna të punës, shumë njerëz mund të zgjedhin të ushtrohen në mëngjes herët.

E megjithatë, studiuesit thonë se nëse shkoni në palestër në mëngjes herët nuk do të keni mundësi të arrini pikun e performancës.

Muskujt janë më të ngurtë, ka më pak rezerva energjie të ruajtura nga “agjërimi”, gjatë natës dhe në mëngjes, temperatura e trupit është disi më e ulët se zakonisht. Të gjitha këto pengojnë performancën e ushtrimeve. Prandaj, ushtruesit më të zjarrtë mund të preferojnë t’i bëjnë ushtrimet pasdite.

“Koha më e mirë për të bërë ushtrime është mes orës 13:00 dhe 18:00.” thotë Shawn Arent, kryetar i Departamentit të Shkencës së Ushtrimeve në Universitetin e Karolinës së Jugut.

Megjithatë, shkencëtarët bien në një mendje se rëndësi ka konsistenca, kurdo që të zgjidhni të ushtroheni.