Në Meksikë kërkohet që Messit t’i ndalohet hyrja dhe të shpallet person “non-grata” - Gazeta Express
string(80) "ne-meksike-kerkohet-qe-messit-ti-ndalohet-hyrja-dhe-te-shpallet-person-non-grata"

Në Meksikë kërkohet që Messit t’i ndalohet hyrja dhe të shpallet person “non-grata”

Sport

Gazeta Express

07/12/2022 21:15

Një politikane nga Meksika po përpiqet t’i ndalojë Lionel Messit të hyjë në këtë shtet dhe ka paraqitur zyrtarisht një mocion kundër kapitenit të Argjentinës.

Kombëtarja argjentinase mposhti Meksikën 2:0 në ndeshjen e Grupit C në Kupën e Botës “Katar 2022”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në zhveshtore pas ndeshjes, Messi u pa duke e larguar me këmbë një fanellë të Meksikës.

Ky veprim shkaktoi reagime të shumta, teksa nga meksikanët reagimet ishin të ashpra.

Tani, politikania Maria Clemente Garcia Moreno është ajo që ka kritikuar 35-vjeçarin për “mungesë të respektit”.

Ajo ka bërë thirrje që Messi të shpallet person “non-grata” në Meksikë.

“Dhoma e Deputetëve të Kongresit të Nderuar të Unionit kërkon me respekt nga Ministria e Punëve të Jashtme të lëshojë deklaratën përkatëse për të shpallur persona non-grata brenda territorit të shtetasit me kombësi argjentinase dhe spanjolle, Lionel Andres Messi Cuccitini, për shkak të përbuzjes së tij të dukshme dhe mungesës së respektit ndaj Meksikës gjatë Kupës së Botës të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) të shtunën, 26 nëntor 2022”, thuhet në dokument.

Kurse, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” lidhur me këtë rast ishte shprehur: “Kushdo që më njeh e di se unë kurrë nuk kam mungesë respekti për askënd. Nuk kam pse të kërkoj falje sepse nuk kam respektuar fanellën e Meksikës apo askënd”. /Gazeta Express/