string(108) "ne-mbledhje-komemorative-per-bujar-bukoshin-homazhe-e-me-pas-ne-varrim-agjenda-e-kurtit-per-diten-e-clirimit"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 9:18

Në mbledhje komemorative për Bujar Bukoshin, homazhe e më pas në varrim – agjenda e Kurtit për Ditën e Çlirimit

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 9:18

Ish-kryeministri, Bujar Bukoshi, i cili vdiq të martën do të varroset sot në Kompleksin e Dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë.

Në 9:00 është paraparë të nisë mbledhja komemorative në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, ku do të marrin pjesë edhe krerët e vendit.

Zyra e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar sot se në agjendën e tij janë edhe homazhet te varri i presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e përvjetorit të çlirimit të vendit.

Më pas, po rreth orës 10:00, Kurti pritet të bëjë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në 11:15, Kurti pritet të jetë në Prekaz, për të bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Ish-kryeministri Bujar Bukoshi do të varroset në orën 14:00 dhe aty do të marrë pjesë gjithashtu edhe Kurti.