“Ne marrim trajnerë që pas Kosovës s’punojnë kërkund”, Ismet Munishi me kritika: Është mbushur kupa - Gazeta Express
string(94) "ne-marrim-trajnere-qe-pas-kosoves-spunojne-kerkund-ismet-munishi-me-kritika-eshte-mbushur-kupa"

“Ne marrim trajnerë që pas Kosovës s’punojnë kërkund”, Ismet Munishi me kritika: Është mbushur kupa

Futboll

Gazeta Express

12/02/2024 11:07

Trajneri Ismet Munishi ka qenë mjaft i zëshëm dhe kritik mbrëmë në emisionin “Favorit” në T7 në temën që kishte të bënte me Kombëtaren e Kosovës.

Analisti i “Favoritit” i ka përmendur problemet që e kanë sjellë Kombëtaren drejt dështimit, ndërsa theksin e veçantë e vuri tek trajnerët, që sipas tij kanë qenë zgjedhje të dështuara.

Lexo Edhe:

Ai thotë se kupa është mbushur dhe pret që Federata e Futbollit ta angazhojë një trajner të duhur, i cili do ta rikthente entuziazmin në ekipin Dardan, shkruan “Gazeta Express”.

“Dështimi është dështim, veç me pas dal të fundit në tabelë, s’na ka mbetur tjetër.”

“Problemi është pak më kompleks te këto dështimet. Më së pari, ne marrim trajnerë që pas Kosovës nuk punojnë kërkund. Të gjithë trajnerët që kanë qenë të Kosova, pas Kosovës… shtrohet një pyetje, qysh i zgjedhim ne këta trajnerë? A i bëjmë ne nder dikujt me këta trajnerë? A po marrim ne trajnerë që presim sukses prej tyre?”

“Unë tash besoj fuqishëm se do ta marrim një trajner që bjen sukses sepse është mbush kupa. Mjaft kemi bë nder. Tjetra, dështimi ka qenë te futbollistët që nuk i kemi ftuar. Unë nuk e di se në çfarë forme seleksionohen futbollistët se golat nuk vlejnë për të gjithë njësoj. A seleksionohen futbollistët në parametrat e tyre apo në ligat se ku luajnë apo se çfarë kriteri… Është shumë e rëndësishme që të vijnë futbollistët që janë në kontinuitet të garës, që kanë minutazh. Ne kemi pasur edhe asi problemesh. Ne kemi futur në lojë futbollistë që s’kanë luajtur për gjashtë muaj as 30 minuta dhe i kemi futur një pjesë për të luajtur.

Të gjitha këto probleme kanë ardhur se ne kemi dështuar në disa sfera. Nuk është se kemi dështuar vetëm me trajner e lojtarët i kemi thirr të mirë. Neve na kanë ik dy lojtarë, të cilët janë fantastikë. Ne jemi myt tu fol, Daku, Daku, Muja, Muja… Arbër Hoxha në Dinamo Zagreb bën transferim, pas gjashtë muajsh apo një viti shkon në Serie A. Nëse ne duam të arrijmë sukses, ne duhet të shohim diçka më ekstra.” /Gazeta Express/