Në Maqedoni dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar dje mbi dy mijë qytetarë - Gazeta Express
string(76) "ne-maqedoni-dozen-e-pare-te-vaksines-e-kane-pranuar-dje-mbi-dy-mije-qytetare"

Në Maqedoni dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar dje mbi dy mijë qytetarë

Ballina

Gazeta Express

22/06/2021 12:40

Ministria e Shëndetësisë informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Ministria e Shëndetësisë informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Lexo Edhe:

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 482.058 doza të vaksinave, ndërsa 203.856
qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 7.202 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.683 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 456.607 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 70
vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”.

Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 38% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Ata i ftojnë qytetarët të regjistrohen në vakcinacija.mk, pasi siç thonë, është mënyra më e lehtë
dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim.