Në Kuvend s'iu afruan njëri-tjetrit, në kazermën e ushtrisë Osmanit e Kurtit u bie të përshëndeten - Gazeta Express
string(96) "ne-kuvend-siu-afruan-njeri-tjetrit-ne-kazermen-e-ushtrise-osmanit-e-kurtit-u-bie-te-pershendeten"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 12:20

Në Kuvend s’iu afruan njëri-tjetrit, në kazermën e ushtrisë Osmanit e Kurtit u bie të përshëndeten

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 12:20

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti u desh t’i shtrëngonin duart në rreshtimin e kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për nder të Epopesë së UÇK-së.

Presidentja shkoi e fundit në këtë ngjarje dhe i përshëndeti secilin në rreshtin e parë, përfshirë kryeministrin.

Për dallim prej seancës solemne paradite në Kuvend, ku Kurti pasi hyri në sallë nuk shkoi ta përshëndeste Osmanin, te kazerma ushtarake ata sikur s’mundën ta shmangnin njëri-tjetrin.

Ndërsa pothuajse të gjithë ministrat e tij në rreshtin e parë i hodhën sytë nga Osmani që po vinte duke i përshëndetur të gjithë me radhë, Kurti qëndroi duke mos e kthyer kokën kah ajo derisa presidentja u afrua te ai.

Lëvizja Vetëvendosje dje pasdite e hodhi poshtë zyrtarisht mundësinë që ta mbështesë Osmanin për presidente edhe për një mandat, të cilin ajo po e kërkon. Në vend të kësaj, partia e Kurtit vendosi që ta kandidojë Glauk Konjufcën për president.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha mbrëmë se i kishin ofruar Osmanit 30 nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar, por se ajo kishte refuzuar.

Nga Presidenca thanë se Osmanit i ishte ofruar vetëm mundësia që “të hyjë në garë vec sa per formalitet”, por jo përkrahja me votë në Kuvend, e cila në këtë rast është zhvendosur te Konjufca.

Advertisement
Advertisement
Advertisement