Në kuadër të hetimeve për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK'së, policia thotë se goditi një rrjet kriminal - Gazeta Express
string(113) "ne-kuader-te-hetimeve-per-shperthimin-e-vetures-se-drejtorit-te-qkukse-policia-thote-se-goditi-nje-rrjet-kriminal"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 16:11

Në kuadër të hetimeve për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK’së, policia thotë se goditi një rrjet kriminal

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 16:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve për shpërthimin të veturës së drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdarit, ka kryer bastisje në tri lokacione.

“Policia e Kosovës, Drejtoria kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin e ndodhur më datë 30.04.2025, ku në parkingun e QKUK-së në Prishtinë kishte ndodhur një shpërthim në një veturë të tipit Mercedes B-Class, pronë e drejtorit të QKUK-së, ka ndërmarrë veprime të mëtejme operative dhe hetimore në bashkëpunim me organet e drejtësisë. Më datë 09.09.2025, në zbatim të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, janë realizuar bastisje në tri lokacione – dy në Prishtinë dhe një në fshatin Rimanishtë.”

Gjatë kontrollit janë ndaluar 11 persona dhe janë sekuestruar armë, fishekë e drogë.

Gjatë kontrollit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe janë sekuestruar prova të shumta materiale si më poshtë:

Prishtinë – Rr. “Fan Noli”:

 Një telefon mobil i llojit iPhone 12

 Një laptop Lenovo

 Dokumente të ndryshme

Prishtinë – Rr. “Pavarësia”

 Katër telefona celularë Samsung

 Një telefon celular iPhone 14 Pro Max

 Një palë pranga metalike

 Një radio lidhje Baofeng

 Gjashtë fishekë të armës së shkurtër të kalibrit 9×19 mm

Fshati Rimanishtë:

 Një pistoletë e llojit Sig Sauer me një karikator dhe 12 fishekë

 Një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë, 99 fishekë dhe një thikë (bajonetë)

 Tri telefona (iPhone dhe Samsung),

 Sasi e konsiderueshme e substancës narkotike (dyshohet për marihuanë), mjete për kultivim dhe përpunim

Gjatë bastisjes në këtë lokacion, është ndërhyrë edhe nga njësia e Antidrogës – DHTN Prishtinë, e cila ka marrë në kompetencë trajtimin e mëtejshëm të rastit për narkotikë.

Në vazhdim të veprimeve janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

 Janë konfiskuar 142 kg e 172 gr substancë narkotike (Kanabis Sativa) në fazë përfundimtare të përpunimit

 Një armë Sig Sauer 9×19 mm me karikator dhe 12 fishekë

 Një armë AK-47, 5 karikatorë, 99 fishekë dhe 1 bajonet

 Dhjetë (10) telefona dhe pajisje të tjera relevante për rastin

Nëntë persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të tjerëve procedurat janë ndarë në raste të veçanta dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për trajtimin e mëtejshëm të tyre.

Gjatë verifikimit të të dyshuarit F.D., është konstatuar se ndaj tij ekziston një urdhër arrest aktiv për çështje të narkotikëve, dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit.