Në Kosovë po strehohen 650 afganë - Gazeta Express
string(33) "ne-kosove-po-strehohen-650-afgane"

Në Kosovë po strehohen 650 afganë

Gazeta Express

25/11/2021 18:49

Aktualisht në Kosovë janë duke u strehuar 650 afganë, raportn Gazeta Express.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi që bëri me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Lexo Edhe:

Duke folur për strehimin e qytetarëve afganë, kryeministri Kurti tha se kemi pranuar 1.341 refugjatë, por aktualisht në Kosovë janë 650 afganë, sepse 691 tashmë janë larguar për në vende të tjera.

Ndryshe, Kosova, në muajin gusht pati pranuar grupin e parë të refugjatëve afganë. Ky strehim është bërë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.