Në Kosovë po e kërkon gjykata, Adelina Ismaili lajmërohet nga Zvicra - Gazeta Express
string(67) "ne-kosove-po-e-kerkon-gjykata-adelina-ismaili-lajmerohet-nga-zvicra"

Rozë

Gazeta Express

19/01/2022 15:13

Në Kosovë po e kërkon gjykata, Adelina Ismaili lajmërohet nga Zvicra

Rozë

Gazeta Express

19/01/2022 15:13

Adelina Ismaili bashkë me motrat e saj kanë munguar sërish në gjykimin për Enver Sekiraqën.

Si arsye për mos shkuarjen në këtë seancë, është dhënë se motrat Ismaili gjenden jashtë vendit.

Lexo Edhe:

Ka qenë bashkëshorti i Adelinës, Vali, ai që ka publikuar një fotografi, duke thënë se janë në Zvicër.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të lëshojë urdhëresë për sjelljen e tyre në seancë me anë të policisë.

Dëshmitaret ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen.