Në Kosovë e hanë veç fëmijët, këtë ushqim e konsumon Vuçiqi për mëngjes - Gazeta Express
string(70) "ne-kosove-e-hane-vec-femijet-kete-ushqim-e-konsumon-vuciqi-per-mengjes"

Në Kosovë e hanë veç fëmijët, këtë ushqim e konsumon Vuçiqi për mëngjes

Fun

Gazeta Express

03/10/2022 9:13

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit për hapjen e gazsjellësit Greqi-Bullgari në Sofje.

Përpara se të mbërrite në samit, ai ka ndarë në Instagram një foto ku shfaqet në avion duke ngrënë mëngjes.

Lexo Edhe:

“Rrugës për në Bullgari, në një takim të rëndësishëm për Serbinë. Meqë ra fjala, mendoj se jam i vetmi në botë që ha për mëngjes panine dhe haribo”, shkruan Vuçiç.

Ndërkohë, në hapjen e gazsjellësit morën pjesë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, kryeministri i Greqisë, Krijakos Mitsotakis, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryeministri i Rumania, Nicolae Čuka dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ndërlidhësi i gazit Greqi-Bullgari (projekti IGB) lidh rrjetin grek të transmetimit të gazit natyror pranë qytetit të Komotinisë me rrjetin bullgar të transmetimit pranë qytetit Stara Zagora.

Zbatimi i atij projekti synon të sigurojë diversifikim jo vetëm të rrugëve, por edhe të burimeve të gazit natyror për Bullgarinë dhe rajonin më të gjerë.