Në konsullatën e përgjithshme në Dyseldorf vazhdon të mbahet java kulturore - Gazeta Express
string(75) "ne-konsullaten-e-pergjithshme-ne-dyseldorf-vazhdon-te-mbahet-java-kulturore"

Në konsullatën e përgjithshme në Dyseldorf vazhdon të mbahet java kulturore

Arte

Gazeta Express

26/11/2021 19:36

Dje u shënua dita e tretë, e cila u karakterizua me panele, diskutime dhe aktivitete si: promovim librash dhe bashkëbisedim me veteranët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve.

Mbrëmja zyrtarisht u hap nga Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, ku fillimisht shprehu keqardhjen për të vdekurit dhe solidaritetin për familjarët e viktimave nga aksidenti i rëndë në Bullgari.

Lexo Edhe:

Konsulli i Përgjithshëm, Kashtanjeva, fjalimin e tij e vazhdoi duke u uruar mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, e veçanërisht veteranëve të UÇK-së, duke shprehur mirënjohje të thellë për kontributin madhor, sakrificat dhe çdo gjë që kanë bërë e flijuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Të pranishëm ishim edhe familjet e dëshmorëve: Ardian Krasniqit, Mujë Krasniqit, Xhemajl Fetahaj dhe të Tonit e Murtajës.

Konsulli i Përgjithshëm, Kashtanjeva, falënderoi edhe mysafirët nga Kosova, autorin dhe veteranin e UÇK-së, Gazmend Bytyçi, Komandantin e UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Ilmi Ramusholli -Graniti, gazetarin Nuhi Bytyçi dhe profesorin Xhevdet Pantina.

Veçantia e kësaj dite ishte edhe promovimi i dy librave ‘Karabina e Gjyshit’ dhe ‘Mallkimi i Shekujve’ me autor z. Gazmend Bytyçi. Para se fjala të kalonte tek autori, asistentja ekzekutive, Saranda Gashi, bëri recensionin e romanit ‘Mallkimi i Shekujve’, duke sjellë kështu një lexim analitik dhe të detajuar.

Autori i dy librave ‘Karabina e Gjyshit‘ dhe ‘Mallkimi i shekujve’ z. Gazmend Bytyçi, para të pranishmëve bëri një përmbledhje të dy romaneve të tij, të cilat kanë një tematikë të përbashkët, atë të luftës dhe vështirësitë që kaloi vendi ynë. z. Bytyçi shprehu një falënderim të veçantë për KP Kashtanjeva dhe për të gjithë stafin e Konsullatës, për angazhimin,  punën e mirë që po e bëjnë si dhe për përfaqësimin e denjët të institucioneve të RKS-së dhe prezantimin e vlerave.

Pal Sokoli nga “Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani”, por edhe të pranishmit vlerësuan lart librat dhe organizimin.

Me një fjalë rasti, të pranishmëve ju drejtua edhe Komandat Graniti, i cili evokoj disa çaste nga vijat e frontit, duke vlerësuar heroizmin e treguar nga bashkëluftëtarët, ku në mesin e tyre shumë janë dëshmor dhe invalid të UÇK-ës

Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, në përmbyllje shkurtimisht njoftoi të pranishmit edhe për rrjedhën e punës në Konsullatë dhe aktivitet që do ta pasojnë Javën e kulturës.

Gjithashtu KP Kashtanjeva falënderoi gastronomin Servet Hajrullahi, i cili  edhe pse larg, nga Bielefeldi, kishte marrë përsipër ushqimin dhe shërbimin për eventin, gjë që u vlerësua lart edhe nga të pranishmit. /albinfo.ch.