Në koncertin e vëllezërve Jonas të dielën në New Jersey, Demi Lovato u ngjit papritur në skenë për t’u bashkuar me Joe Jonas dhe vëllezërit e tij Kevin dhe Nick.
Ata performuan së bashku këngë të njohura nga filmi “Camp Rock”, duke rikujtuar 15 vite që nga koha kur Demi dhe Joe u takuan gjatë xhirimeve të filmit.
Lovato postoi në Instagram një fotografi të tyre së bashku me mbishkrimin: “Për librat e historisë”, duke kujtuar lidhjen e tyre të së kaluarës dhe momentin muzikor të veçantë, shkruan DailyMail.
Ndërkaq, bashkëshorti aktual i Demi-t, muzikanti Jordan Lutes, tregoi mbështetje të plotë duke komentuar me emoji dhe duke shkruar “Nuk mund të jem më krenar për ty”, duke treguar se e pranoi plotësisht këtë ribashkim në skenë.
Koncerti shërbeu edhe si një festë për 20-vjetorin e vëllezërve Jonas, të cilët po e shoqërojnë turneun me performanca të shumta dhe surpriza për fansat, duke përfshirë edhe mysafirë specialë nga filmat e tyre të njohur. /Telegrafi/