Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, mbrëmë bashkë me fansat e saj e ka shikuar veten e saj të vogël duke kënduar një këngë në anglisht sa ishte në shkollë në Prishtinë.
Dua tashmë e ka bërë zakon që në secilin vend që performon në kuadër të turit të saj botëror, të këndojë një këngë të artistëve vendorë.
Në New York ajo zgjodhi këngën “No One” të artistes së këtij vendi, Alicia Keys.
Por, kjo s’do të ishte hera e parë që Dua do ta këndonte meqë atë e kishte bërë vite më parë në Prishtinë.
Videon nga perfomanca e saj, Dua e lëshoi në fillim para se të niste ta këndojë atë tashmë në moshë madhore dhe në mes të mijëra fansave.
Dhe natyrisht kjo u prit me entuziazëm nga publiku.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...