Në Kinë jetojnë mbi 400 shqiptarë, si paraqitet gjendja e tyre - Gazeta Express

Në Kinë jetojnë mbi 400 shqiptarë, si paraqitet gjendja e tyre

Ballina

Gazeta Express

26/01/2020 14:47

Në Kinë ka shumë shqiptarë që jetojnë, punojnë apo studiojnë aty.

Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur për RTV Ora se nuk ka asnjë shqiptar të infektuar nga koronavirusi.

Po sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se në Kinë janë rreth 60 studentë shqiptarë, por janë edhe rreth 400 shqiptarë që punojnë aty.

Ndërkohë në aeroportin e Rinasit janë marrë të gjitha masat për të parandaluar virusin që vjen nga Kina.

Në aeroportin janë sterilizuar të gjitha ambientet sanitare. Ndërkohë mësohet se stafi i aeroportit ka një rrjet të koordinuar me aeroportet e tjera për të kontrolluar të gjithë udhëtarët. Edhe pasagjerët janë të informuar për virusin. Të pyetur nga RTV Ora ata thonë se janë informuar me anë të medias.

Kompanitë më të mëdha të udhëtimit në botë kanë pezulluar udhëtimet me vendet e prekura nga koronavirusi kinez që ka shkaktuar dhjetëra të vdekur, megjithatë Shqipëria preket indirekt nga kjo situatë.