Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban-Bajramit, u mbajt në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Namazi i sabahut u fal në orën 04:20.
Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste do ta mbajë dr. Besnik Llumnica – imam në Xhaminë e Bardhoshit, Prishtinë.
Me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ditën e parë, më 6 qershor 2025, Kryesia e BIK-ut, siç është traditë, organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë, nga ora 09:00 deri në 12:00.
aaaaa