Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër - Gazeta Express
string(76) "ne-kerkim-per-kultivim-te-lendeve-narkotike-arrestohet-44-vjecari-ne-shkoder"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 10:34

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 10:34

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Shkodrës.

I arrestuari dyshohet se ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike.

Bimët janë asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës Operacionale, kapën dhe ndaluan shtetasin Gj. G., 44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement