Në kërkim nga Italia, arrestohen me qëllim ekstradimi dy vëllezër në Tiranë - Gazeta Express
string(74) "ne-kerkim-nga-italia-arrestohen-me-qellim-ekstradimi-dy-vellezer-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

29/08/2025 11:54

Në kërkim nga Italia, arrestohen me qëllim ekstradimi dy vëllezër në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

29/08/2025 11:54

Policia e Shtetit arrestoi dy vëllezër të dënuar nga autoritetet italiane, me 7 dhe 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Policia njoftoi se në kuadër të operacionit “Operacionalja 64”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Itali, i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:  Roland Metushi, 47 vjeç, dhe Saimir Metushi, 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Divjakë.

Sipas policisë gjykata e Novarës, Itali, në muajin tetor 2024, e ka dënuar shtetasin Saimir Metushi, me 7 vjet burgim, ndërsa shtetasin Roland Metushi, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale mbi arrestimin provizor të këtyre shtetasve, me qëllim ekstradimin e tyre në Itali, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Interpolit Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Itali.