Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, 51-vjeçari arrestohet në portin e Durrësit - do të ekstradohet në Venezuelë - Gazeta Express
string(109) "ne-kerkim-nderkombetar-per-mashtrim-51-vjecari-arrestohet-ne-portin-e-durresit-do-te-ekstradohet-ne-venezuele"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2025 14:14

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, 51-vjeçari arrestohet në portin e Durrësit – do të ekstradohet në Venezuelë

Lajme

Gazeta Express

10/03/2025 14:14

Antonio Goffredo, një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Postin e Durrësit nga Policia e Shqipërisë.

Sipas Policisë, ai do të udhëtonte drejt italisë dhe u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria.

Ai pritet të ekstradohet në Venezuelë.

Njoftimi i Policisë:

Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Venezuelë, një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga shtetasi në kërkim Antonio Goffredo.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.

Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi italian A. G., 51 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas, në vitin 2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Venezuelës.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Caracas, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Venezuelë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement